image ​Hahn: Zvarritja e hapjes së negociatave me Shqipërinë, do të ishte gabim i madh politik

Politikë

Integrimi/ ​Hahn: Zvarritja e hapjes së negociatave me Shqipërinë, do të ishte gabim i madh politik

news image

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe refuzimi i kandidaturës së Shqipërisë do të ishte një gabim i madh politik.

“Unë do të bëj gjithçka për ta shmangur këtë”, u shpreh Komisioneri Evropian gjatë një prononcimi për agjencinë italiane të lajmeve ANSA dhe një grup mediesh të tjera ndërkombëtare vetëm një javë përpara samitit të liderëve të BE-së më 17 dhe 18 tetor.

“Vendet anëtare të BE-së shpesh vendosin për arsye të lidhura ngushtësisht me politikën e tyre të brendshme, por disa sinjale më bëjnë optimist”, shtoi Hahn, duke theksuar se ai ka konstatuar gatishmëri për të kërkuar një zgjidhje nga Franca.

“Ka ende kohë për arritjen e një marrëveshjeje dhe kjo është njëkohësisht çështje përgjegjësie dhe besimi edhe për BE-në”, theksoi Hahn./Gazeta Sinjali/