image ​Grafite në Prishtinë që thërrasin punëtorët për "çlirim nga shtypja”

Sociale

​Grafite në Prishtinë që thërrasin punëtorët për “çlirim nga shtypja”

news image

Mbrëmjen e së mërkurës, Prishtina është mbushur me grafite që thirren në të drejta të punëtorëve. Në prag të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, ku është paralajmëruar një protestë nga disa organizata, edhe parullat e shkruara në vende të ndryshme shfaqin mesazhin që punëtorët duhet të çlirohen nga shtypja.

Gra punëtore që punojnë brenda shtëpive pa pagesë, punëtore e punëtorë në fabrika, sektorin e shërbimeve, pensioniste/ë, studente/ë të të gjitha etnive, racave, aftësive fizike, lokacioneve gjeografike, identiteteve gjinore dhe orientimeve seksuale, bëhemi bashkë për 1 maj. Për liri e barazi!”, thuhet në njoftim.

Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës, Dylberizm dhe Aktivistet/ët e bashkuar për drejtësi kanë ftuar një protestë më 1 maj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me fillim prej orës 12:00.

/GazetaSinjali/