image ​Gjermania ia dhuron Policisë së Kosovës 15 vetura

Kosovë

​Gjermania ia dhuron Policisë së Kosovës 15 vetura

news image

Për Policinë Kufitare të Kosovës, Policia Federale e Gjermanisë ka dhuruar një donacion prej 15 veturave.

Pranim dorëzimi i këtij donacioni u nënshkrua nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde.

Ky donacion sipas Mehmetit dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, në luftimin e krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar.

Si shumë të rëndësishëm këtë donacion e ka cilësuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i cili rikonfirmoi bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës e në veçanti për Policinë Kufitare.

Pesëmbëdhjetë (15) automjetet që erdhën si dhuratë janë të modelit Duster nga prodhuesi Dacia, veturë kjo e cila dallohet për multi-funksionalitetin teknologjik, ashtu sikurse për qasjen e mirë në terrene të ndryshme pavarësisht vështirësisë, e që janë të nevojshme për Policinë Kufitare.

U. d. drejtori i PK-së, Mehmeti, falënderoi ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës./ Gazeta Sinjali/