image ​Dita e premte - programi i ndeshjeve

Futboll

​Dita e premte – programi i ndeshjeve

news image

Programi i ditës së premte do të përmbajë dy ndeshje interesante në ligat përkatëse të tyre.

Bundesliga gjermane rikthehet sot me një ndeshje interesante, ku Dortmund zhvillon ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Union Berlin, kurse liga spanjolle e njohur ndryshe si La Liga, ka në program ndeshjen e vetme, Athletic Bilbao kundër Huescas, përcjell Sinjali Sportiv.

Programi i plotë i ndeshjeve në kuadër të ditës së sotme është i bashkangjitur më poshtë.

Bundesliga:

20:30 Union Berlin (6) – Borussia Dortmund (4) (Stadiumi An der Alten Forsterei)

La Liga:

21:00 Athletic Bilbao (13) – Huesca (19) (Stadiumi San Mames) 

/Sinjali Sportiv/