image ​Digjen dy shtëpi në Prizren e Lipjan

Kosovë

Policia/ ​Digjen dy shtëpi në Prizren e Lipjan

news image

Një person ka raportuar se shtëpisë së tij i është vënë zjarri.

Rasti ka ndodhur në Prizren, ku zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

Kurse, në fshatin Janjeve të Lipjan, është përfshi nga zjarri një shtëpi e pa banuar pronë e një mashkulli, i cili jeton jashtë vendit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/