image ​10 të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Shqipëri

​10 të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri kanë ndërruar jetë dhjetë persona si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se janë kryer 3 mijë e 598 testime, prej të cilave 609 kanë rezultuar pozitive.

Gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 642 persona që ishin të prekur me këtë virus.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 249. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Viktimat janë: një 66-vjeçar nga Bulqiza, një 69-vjeçar nga Fushë-Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç, dy nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Shqipëri janë konfirmuar 197 mijë e 776 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 186 mijë e 909 janë shëruar, 7 mijë e 804 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3 mijë e 63 pacientë./GazetaSinjali/