Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se nuk do të japë urdhër që amerikanët të përdorin maskë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Deklarata e tij erdhi pasi eksperti i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci i kërkoi udhëheqësve të SHBA-së që ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës.
Sipas Faucit, “maska është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ne duhet ta mbajmë”.
Kujtojmë se, SHBA është vendi më i prekur nga pandemia e COVID-19 me 3 milionë e 699 mijë e 307 raste të konfirmuara./Gazeta Sinjali/