image ​Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja për hekurudha dhe autostrada

Kosovë

Finalizimi/ ​Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja për hekurudha dhe autostrada

news image

Para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih, Kosova dhe Serbia pritet të nënshkruajnë letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe letrën e shprehjes së interesit për hekurudha me të cilat shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, njëkohësisht edhe i dërguari i Presidentit amerikan Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë letrat me të cilat shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore e rrugor që lidhin kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri tjetrin dhe tutje me Evropën.

Para një muaji, palët kanë nënshkruar nga një Letër të shprehjes së interesit për hapjen e korridorit ajror në mes t ë Prishtinës dhe Beogradit./Gazeta Sinjali/