image ​Për dy muaj regjistrohen mbi 220 raste të reja me kancer
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

​Për dy muaj regjistrohen mbi 220 raste të reja me kancer

news image

Në Klinikën e Onkologjisë vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt janë regjistruar 220 deri në 230 raste të reja me kancer.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi thotë se është rritur numri i pacientëve të prekur me sëmundje malinje.

Sipas onkologut mbeten brengosëse rastet që lajmërohen me vonesë për trajtim në klinikë.

Brenda 24 orëve, numri i pacientëve që marrin shërbime në Klinikën e Onkologjisë arrin deri në 400, e që siç thotë Kurtishi, të gjithë këta marrin shërbimet e nevojshme.

Drejtori i Onkologjisë apelon për kujdes nga faktorët që rrezikojnë shëndetin e njeriut, e që mund të kenë ndikim edhe në shfaqjen e kancerit.

“Realisht faktorët që ndikojnë janë të ndryshëm, pasi që edhe sëmundja është multifaktoriale, por ne kemi disa faktorë, të cilët mund të ndikojnë, dhe disa faktorë që nuk mund të ndikojnë”, tha ai për KP.

Ndonëse ka numër të madh të pacientëve me sëmundje malinje në vendin tonë, Kurtishi tregon se shumica prej tyre marrin shërbime falas, me standarde botërore, me staf të kualifikuar në Klinikën e Onkologjisë, në Prishtinë.

/GazetaSinjali/