image ​Ngjarjet e datës 23 tetor

Kosovë

​Ngjarjet e datës 23 tetor

news image

Kryetari i PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Zyrat e PDK-së, Prizren, ora 10:30)

Në kuadër të përmbylljes së “Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, ministri i MPMS-së, Skender Reçica, viziton fabrikën “NewCo Ferronikeli”. (Drenas, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, interviston ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e “Memorialit të Komandant Drinit (Ekrem Rexha). (Parku përballë Shtëpisë së Bardhë, ora 11:00)

Në kuadër të muajit Tetor, muajit kundër kancerit të gjirit, Drejtoria për Shëndetësi në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore dhe OJQ “Mundësia”, organizon një aktivitet simbolik në shenjë sensibilizimi dhe vetëdijesimi të luftës kundër kancerit të gjirit. (Sheshi “Mehë Uka”, Mitrovicë, ora 11:00)

Fillojnë punimet për ndërtimin e disa rrugëve nëpër disa fshatra të komunës së Gjakovës. I pranishëm do të jetë Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Agjenda:

11:00 – Skivjan

11:30 – Shishmon

12:00 – Damjan

12:30 – Kushavec

Komisioni për Integrim Evropian takohet me me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ORA 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-zëvendës Kryesuesin e Bordit të AKP-së, Naser Osmanin. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatrin. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00)

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, ora 14:00.

Agjenda:

Ora 14:00 – Pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Zoran Zaev. (Qeveria e Maqedonisë së Veriut)

Ora 15:00 – Konferenca për medie.

Ora 15:35 – Takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Presidencës)

Ora 16:10 – Takim me Kryetarin e Kuvendit. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

Ora 16:35 – Takim me Artan Grubi, Zëvendës Kryeministër i parë i shoqëruar edhe nga Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-s. (Ndërtesa e Kuvendit)

Ora 17:15 – Nënshkrimi i MoU për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Departamentit të ShBA-së. (Ambasada e Kosovës në Shkup)

Ora 17:20 – Foto dhe deklarata për medie. (Ambasada e Kosovës në Shkup)

Ora 17:40 – Takim me Udhëheqësit e partive politike. (Ambasada e Kosovës në Shkup)

Organizata SHTATËMBËDHJETË mban tryezë diskutimi me temën “Gjendja e hapësirave të braktisura”. (Kino Armata, Prishtinë, ora 15:00)./Gazeta Sinjali/