770 mijë e 941 persona janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, vetëm brenda një dite, në Kosovë janë administruar 3 mijë e 991 doza të vaksinës.
Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndërkaq nga 9 dhjetori ka filluar vaksinimi me dozën përforcuese dhe dozën e tretë antiCOVID-19.