image Sot shqyrtohen dy marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Politikë

Sot shqyrtohen dy marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë

news image

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet sot për të shqyrtuar dy marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, në rend dite është projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu është edhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave.

Komisioni pritet të mblidhet duke filluar nga ora 10:00.

/GazetaSinjali/