Ministri në detyrë i Infrastrukturës Arban Abrashi ka thënë se për projektin e autostradës që del nga marrëveshja e SHBA “Besi-Merdare”, kanë aplikuar në BERZh për financimin e këtij projekti.
Ministri në detyrë Abrashi në konferencën për media të fundit për këtë vit po ashtu tha se pas shumë e shumë viteve është shpallur tenderi për rrugën Kijevë-Zahaq, dhe sipas tij punimet pritet të nisin shpejt në këtë rrugë.
“Projektet me marrëveshjen e Uashingtonit, për autostradën e Paqes kemi aplikuar në BERZh për financimin e këtij projekti, derisa jemi duke punuar në hartimin e fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Prishtinë-Merdare”, tha ai.
Ministri Abrashi mendon se “Autostrada e Paqes” pritet të nis në vitin e ardhshëm.
Ndërsa tha se për vitin e ardhshëm janë planifikuar të ndërtohen disa rrugë.
Ministri ka folur edhe për punën që është bërë në fushën e aviacionit dhe sigurisë në komunikacion.
Po ashtu edhe për projektet tjera të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.