image ​Tregtia me pakicë shënoi rritje për tre muajt e parë të 2020-ës

Biznes

​Tregtia me pakicë shënoi rritje për tre muajt e parë të 2020-ës

news image

Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara ka shënuar rritje në tremujorin e parë të vitit 2020- me 17.5 për qind në krahasim me tremujorin e katërt 2019, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raportin e kësaj agjencie thuhet se gjatë kësaj periudhe rritje po ashtu kanë shënuar edhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 5.2 për qind dhe tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 1.8 për qind.

Derisa ASK njofton se rënie ka tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 13.3%, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara 11.9%, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara 8.8%, tregtia me pakicë në dyqane të specializuara 8.1% dhe tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 7.3 për qind./Gazeta Sinjali/