image ​Pozita e re e Salmanajt bëhet shkak që deputetja e PDK-së të përplaset me Qeverinë

Politikë

​Pozita e re e Salmanajt bëhet shkak që deputetja e PDK-së të përplaset me Qeverinë

news image

Emërimi i zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj si person kontaktues i qeverisë me Kuvendin e Kosovës është bërë shkak i përplasjes mes deputetes së PDK-së, Evgjeni Thaçi Dragusha dhe zyrtarëve qeveritarë.

Gjatë seancës plenare ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti për 100-ditëshin e tij qeverisës, deputetja e PDK-së e quajti arrogant dhe të papranueshëm për një pozitë të tillë Driton Selmanajn.

“Me arrogancën e vet, ky zëvendëskryeministër është i papranueshëm nuk e di a e kupton ti. Përveç arrogancën ka mungesë të njohurive se çka ndodh në qeveri. Dje opozita ka këmbëngulur që të sillet një nga ligjet që ishte në rend të ditës për ratifikim, zëvendëskryeministri nuk e ka ditur për çka bëhet fjalë”, tha ajo.

E në reagimin e tij, Selmanaj tha se vendosja e standardeve të reja në qeverisje është vështirë e kuptueshme për deputeten Thaçi-Dragusha.

“Standardet e reja janë vështirë të kuptueshme, por gradualisht duke i zbatuar do ta shihni që është praktik shumë e mirë”, tha ai.

Këtu ndërhyri edhe kryeministri Hoti i cili sqaroi se në çfarë pozite është caktuar zëvendëskryeministri Selmanaj.

“Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është caktuar person kontaktues me trupat e kuvendit, një praktik që ka ekzistuar në disa legjislatura. Ministrat dhe unë vazhdojmë ta kryej punën parlamentare sipas praktikave. Por zëvendëskryeministri është i ngarkuar kur ka nevojë të jetë prezentë në mbledhje të kryesisë vetëm kaq, vazhdojnë llogaridhënia e ministrave dhe kryeministrit para deputetëve”, tha ai./Gazeta Sinjali/