Për marrëveshjen mes presidentit serb, Aleksander Vuçiq dhe atij rus, Vladimir Putin për blerjen e gazit rus, ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së.
“Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putin-it, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.
Vuçiq dje tha se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.