Komuna e Drenasit gjatë inspektimit të inspektorëve me datë 24 prill në Zyrën e Punësimit, për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga virusi COVID-19 ka marrë masa për mbylljen e zyrës.
Kjo masë është marrë pasi inspektorët komunal gjatë inspektimit, kanë vërejtur se zyra në fjalë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe qytetarëve nga virusi COVID-19 sipas rekomandimeve të IKShP-së dhe urdhëresave tjera të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë e MEPTINIS.
Por me këtë konstatim nuk po pajtohet Udhëheqësi i Zyrës se Punësimit në Drenas, Ragip Dervishi, i cili përmes një komunikate për media ka thënë se gjetjet e tilla nuk qëndrojnë.
Andaj ai kërkon rihapjen e këtij institucioni./Gazeta Sinjali/
Ky është reagimi i tij i plotë:
Reagim nga Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Drenas, Ragip Dervish,
Ndaj sqarimit të opinionit publik dhe qytetarëve të Drenasit nga znj. Laura Thaqi, U.D Drejtoreshës së Administratës së Përgjithshme -Zyrtare për Informim në Drenas, për mbylljen e Zyrës për Punësim në Drenas, për gjoja mosrespektimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi COVID-19.
Për hirë të së vërtetës dhe përgjegjësive që kam si Udhëheqës i një institucioni, siç është Zyra për Punësim në Drenas, e cila vepron në kuadër të Agjencisë për Punësim të Republikës së Kosovës, më duhet t’i jap disa të vërteta që nuk përkojnë me sqarimin që e ka bërë Zyra për Komunikim me Publikun në disa paragrafe të sqarimit.
- Te paragrafi i parë ku thuhet se me rastin e inspektimin nga ana e inspektorëve komunalë në këtë subjekt është konstatuar se Zyra në fjalë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe qytetarëve nga virusi COVID-19, sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe urdhëresave të tjera të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe MEPTINIS.
Siç janë: Mosdezinfektimi i hapësirave të punës, si dhe punëtorët kanë qenë pa mjete mbrojtëse duke mosrepsktuar masat e vendimit për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19, të nxjerrë nga niveli qendror.
E vërteta është që hapësirat i kemi dezinfektuar tre herë në bazë të vullnetit të mirë që kemi hasur nga një kompani e specializuar N.Sh. Ombulanca Veterinare “Veterinaria”, me pronar Bekim Sefedin Heta, i cili na e ka bërë dezinfektimin me dt. 21.4.2020 dhe dy herë dezinfektimin e ka bërë nëpunësi i kësaj Zyre me iniciativë private që është familjar i pronarit të kompanisë në fjalë. Për këtë e kam njoftuar Inspektoratin Sanitar që e ka përpiluar procesverbalin, por ai këtë nuk e ka marrë si të vërtetë. Faktet janë këto. Tekefundit, unë si udhëheqës i këtij institucioni nuk kam patur kurrëfarë munësie ta kryej këtë punë, sepse nuk kam kurrëfarë mjetesh në dispozicion, qoftë monetare apo materiale. Kam kërkuar ndihmë nga komuna më dt. 17.4.2020 te këshillati i kryetarit të Komunës, z.Flamur Curri, kur i kam kërkuar lejet për lëvizje-qarkullim shtëpi – punë-shtëpi për tërë stafin, sepse pati hyrë në fuqi nga qeveria masa e kufizimit të lëvizjes sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit. Kur jemi te ky paragraf, po ashtu, nuk është aspak e vërtetë që punëtorët kanë qenë pa mjete mbrojtëse; nëse mendohet me maska, dorëza dhe dezinfektues për duar. Ne, të gjithë kemi qenë të pajisur dhe i kemi pasur të vendosur në fytyrë dhe në duar në momentin kur kemi qenë të inspektuar. Këto mjete na i kanë sjellur Agjencioni i Punsimit dhe atë dy herë brenda muajit. Për këtë dëshmitarë janë edhe dy pjesëtarë të policisë të cilët i kanë shoqëruar inspektorët dhe punëtorët e Zyrës së Punësimit. Po ashtu, dera kryesore e hyrjes ka qenë e mbyllur me qelës dhe kur kanë ardhur inspektorët të shoqëruar nga policët, derën ua ka hapur njëri nga punëtorët e ZP-së. E vetmja vërejtje nga Inspektori ka qenë se objekti duhet të mbyllet përkohësisht, për shkak se nuk ka qenë i dezinfektuar. Për të cilin na dha afat që nuk bëhet dezinfektimi deri në ora 14:00 të po asaj dite, kur u bë inspektimi, objekti i ZP-së do të mbyllet, të cilin e ka potencuar në procerverbalin e parë. Unë i thash që të mos ndërmarrin veprim të ngutshëm, sese tentoi që të bisedojë me zyrtarët e ARPK-së. Ashtu edhe veprova, i kontaktova me telefon dhe ua sqrova tërë rrjedhën e punës së inspektorëve. Ata më sugjeruan që për momentin nuk mundemi t’u dalim në ndihmë, por provo me kryetarin e Komunës tuaj se ndoshta mund t’u dalin në ndihmë. E kontaktova z.Ramiz Lladrovci, kryetarin e Komunës, të cilit ia shpjegova tërë situatën dhe i kërkova ndihmë. Ai më tha se nuk kanë mundësi të na dalin në ndihmë, për këtë tha se e kemi nivelin qendror. Po ashtu, kërkova nga ai që mos të lejojë mbylljen e objektit menjëherë brenda ditës, sepse ndoshta nga niveli qendrot do të vijnë të bëjnë dezonfektimin. Edhe për këtë më tha se nuk ndërhyn në punën e Drejtorisë së Inspektoratit, sepse tha se i respekton udhëzimet dhe rekomandimet e nivelit qendor. Pasatj, unë menjëhereë i kam bërë shkresë Agjencisë së Punësimit se deri në ora 14:00, nëse nuk bëhet dezinfektimi, objekti i Zyrës së Punësimit do të mbyllet.
Pra, zyra nuk është mbyllur për shkak se nuk është ndërmarrë asgjë nga ana ime, si udhëheqës i Zyrës për Punësim, për mbrojtjen e punëtorëve dhe paleve, por kryekëput për shkak se (sipas tyre) nuk është bërë dezinfektimi me preparate përkatëse për dezinfektim.
2) Në rrjete scciale ka dalë informata se Zyra e Punësimit ka dalë me deklaratë se kinse qytetarët kanë mbetur pa aplikuar për Pakon Emergjente, masa nr.15, për shkak të mbylljes së objektit, që sipas Zyrës për Komunikim me Publikun, është keqkuptuar.
Për hirë të sqarimit të vërtetë, askund nuk kemi thënë se qytetarëve u pamundësohet aplikimi, sepse nga data 14.4.2020 është aplikuar metoda 1. aplikimi online përmes APRK-së dhe metoda 2. përmes e-mail adresës zyratre të udhëheqësit të Zyrës për Punësim në Drenas. Ndërkaq, masa 3. aplikimi përmes formës fizike është ndërprerë deri në njoftim të ri që do të vjen nga niveli qendror, për shkak të preventives dhe mbrojtjes nga pandemia te stafi dhe qytetarët.
Por, pasi që disa procedura nuk janë të njohura dhe kanë mundur të keqkuptohen, po e jap këtë sqarim: Pasi që aplikacionet të dërgohen në dy metodat 1 dhe 2, unë si udhëheqës jam i obliguar që secilin aplikacion ta shkarkoj, ta printoj dhe ta dërgoj te këshilltarët për punësim, të cilët pastaj e fusin në evidencë të personave të papunë (SIMP). Pasi të kryher kjo procedurë, secili aplikant e njoftoj për aplikacionin që i është pranuar dhe që ai të vazhdojë për procedura të mëtejme, si aplikimi online në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, apo aplikacionet në formë fizike të mirren në Qendrën për Punë Sociale në Drenas. Deri në ditën kur do të jetë mbyllur objekti i ZP-së, u kam treguar Inspektorëve të nderuar se kam duke punuar për shkarkim të aplikacioneve që janë dërguar në formë elektornike, ku deri atë ditë i pata shkarkuar dhe printuar mbi 700 sosh, të cilat përmes këshillarëve janë regjistruar në evidencën e personave të papunë. Bile, kur më udhëruan që ta ndërpres punën, shikova dhe u thash se më kanë mbetur pa i përfunduar edhe 682 aplikacione të cilat pastaj duhet t’i evidentojë si të papunë e që është kusht për të aplikuar për masën nr.15 për ndihmën emergjente financiare në vlerë prej 130 euro në 3 muaj.
Unë, si udhëheqës i ZP-së mendoj se përsa u përket masave për parandalim dhe mbrojtje nga koronavirusi, çka kanë qenë në kompetencën time i kam kryer.
Ndoshta ky reagim është stërzgjatur, por qëllimi ishte vetëm që të bëhet një zgjidhe e jo për ta bartur fajin te njëra apo tjetra palë. Jemi në pritje të reflektoni si nga ana e APRK-së ashtu edhe nga ana e Komunës, në mënyrë që të hapet institucioni i ZP-së.
Ju faleminderit për mirëkuptim!