image Infektohet një zyrtar me COVID-19, ​mbyllet Agjencia e Regjistrimit Civil në Podujevë

Kosovë

Infektohet një zyrtar me COVID-19, ​mbyllet Agjencia e Regjistrimit Civil në Podujevë

news image

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Podujevë një zyrtar i kësaj qendre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që të pezullohet ofrimi i shërbimeve me palë në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendrën për Pajisje me Dokumente në Podujevë.

Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.

Po ashtu, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta. Me përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Podujevë. /Gazeta Sinjali/