image Ahmeti propozon mbyllje më të rreptë dyjavore

Kosovë

Ahmeti propozon mbyllje më të rreptë dyjavore

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të kalojnë në “planin B” dhe t’i ashpërsojë masat antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë plan, sipas Ahmetit, duhet të përfshihet edhe mbyllja më e rreptë dyjavore me ndalim qarkullimi.

Mirëpo, sipas tij, kjo duhet të bëhet paralel me ndarje të granteve për bizneset.

Ai po ashtu propozon që gjatë kësaj kohe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ose ndonjë delegat nga kjo ministri, duhet të kryejë vizita zyrtare në vendet të cilat mund të na ndihmojnë me sigurimin e vaksinave antiCOVID për vaksinim masiv.

“Tani jemi në fazën kur duhet shpëtuar çka mundemi me shpëtu. Çfarëdo makiazhi e zbukurimi nuk ec. Kërkoni ndihmë. Nuk është marre. Nuk besoj se ndonjë qeveri tjetër e jona do të performonte shumë më mirë. Marre është me na vdekë njerëzit në ditët kur ekziston vaksina”, shkoi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/