image ​Fluksi në pikat e kalimeve kufitare, pritjet te Dheu i Bardhë e Merdare deri në 40 minuta

Rajon

​Fluksi në pikat e kalimeve kufitare, pritjet te Dheu i Bardhë e Merdare deri në 40 minuta

news image

Në orët e pasdites gjendja në pikat e kalimeve kufitare në përgjithësi vazhdon të jetë pa kolona dhe pritje të gjata, me përjashtim të Dheut të Bardhë dhe Merdares.

Te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 5 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolona, ndërsa për të hyrë në pikë të vendkalimit kufitar pritjet e udhëtarëve janë 40 minuta dhe kolona është 200 metra e gjatë.

Në Merdare pritjet për të hyrë janë po ashtu nga 5 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolona, ndërsa në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar pritjet janë 30 deri në 40 minuta dhe kolona është 300 metra e gjatë.

Edhe në dy pikat tjera të kalimeve kufitare Mutivodë dhe Muçibabë pritjet në hyrje janë nga 5 deri në 10 minuta, sikurse edhe në dalje dhe nuk ka kolona në asnjërën anë të kufirit.

Sinjali | Facebook