image ​Deputeti i PDK-së e quan qesharake ftesën e Hotit për pjesëmarrje në takimin me liderë politikë

Politikë

​Deputeti i PDK-së e quan qesharake ftesën e Hotit për pjesëmarrje në takimin me liderë politikë

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi e ka quajtur qesharake dhe joserioze ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti, përmes rrjeteve sociale, për pjesëmarrje në takimin me liderët politikë që do të mbahet nesër, për të bashkërenduar qëndrimet para takimit me palën serbe në Washington.

Gashi ka thënë se mosdërgimi i ftesës në rrugë zyrtare për të pasur qëndrime të përbashkëta ka bërë që PDK si parti të refuzojë pjesëmarrjen në takim.

“Kryeministri Hoti sikur ta kishte seriozisht për qëndrim të përbashkët politik, ai takimet do t’i organizonte përmes ftesave serioze. Besoj se Hoti e di që PDK ka lidershipin e saj me të cilat mund të koordinohej për çështjen e dialogut”, është shprehur ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Deputeti Gashi ka thënë se PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj procesit të dialogut, derisa sipas tij, është LDK-ja ajo e sidomos Avdullah Hoti që kanë ndryshuar qëndrimet për dialogun. /Gazeta Sinjali/