image ​Barcelona kontakton Neymarin

Futboll

​Barcelona kontakton Neymarin

news image

Neymar përsëri është duke u lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona, shkruan Sinjali Sportiv.

Sulmuesi brazilian kaloi nga gjigantët e La Ligas tek Paris Saint-Germain për një marrëveshje rekorde prej 222 milionë eurosh në edicionin e vitit 2017.

Tani thuhet se disa nga kandidatët që janë për t’u bërë president të klubit, kanë kontaktuar me agjentët e Neymar për një rikthim të mundshëm nga PSG te “Blaugranët”.

Spekulohet se Neymar ishte i gatshëm të rinovojë kontratën aktuale te kampioni francez e cila i skadon në vitin 2022, por tani nuk dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me PSG.

/Sinjali Sportiv/