image ZYTARE: Presidenti i Napolit konfirmon largimin e Gattusos

Futboll

ZYTARE: Presidenti i Napolit konfirmon largimin e Gattusos

news image

Pas barazimit me Hellas Veronan, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është larguar nga pozita e kryetrajnerit, njofton presidenti i klubit Aurelio de Laurentiis në “Twitter” përcjell Sinjali Sport.

Napoli me barazimin ndaj Veronas e mbylli stinorin në pozitën e pestë në tabelë, ndeshje në të cilën kosovari Amir Rrahmani gjeti golin e parë.

Ishte presidenti Aurelio de Laurentiis që konfirmoi largimin e Gattusos.

“I dashur Rino, jam i lumtur që kalova afërsisht dy sezone me juve”.

“Faleminderit për punën tuaj, të urojë sukses ku do që të shkosh. Përqafim për gruan dhe fëmijët e tu. Aurelio de Laurentiis”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali Sporti/