image Rrahmani nënshkruan kontratë afatgjate me Napolin

Futboll

Rrahmani nënshkruan kontratë afatgjate me Napolin

news image

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani tashmë ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Napolin.

Rrahmani ka pasur një edicion spektakolar me klubin italian këtë sezon, duke u shpallur kampion me skuadrën e Napolit – titulli i parë i klubit në 33 vite, shkruan Sinjali Sport.

29-vjeçari ishte fundamental në këtë triumf të Napolit, duke krijuar një tandem të frikshëm në mbrojtje me mbojtësin korean Kim Min-jae.

E gjithë kjo punë nga Rrahmani tani është shpërblyer, pasi iu është ofruar kontrata e re dhe tashmë është nënshkruar nga mbrojtësi, raporton Fabrizio Romano.

Sipas tij, kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027 dhe do të përfshijë gjithashtu një opsion të vlefshëm për një vit tjetër.

Rrahmani ka qenë me Napolin që nga janari 2020 pasi iu bashkua klubit në një marrëveshje me vlerë rreth 14.2 milionë euro nga Hellas Verona.

/GazetaSinjaliSport/