image Zyrtarja e Nismës për zhvillimet e fundit në parti: Shkon një e keqe, vijnë dhjetë të mira

Politikë

Zyrtarja e Nismës për zhvillimet e fundit në parti: Shkon një e keqe, vijnë dhjetë të mira

news image

Zyrtarja e Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami ka folur rreth lëvizjeve të fundit brenda kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tregon se tani grupi parlamentar ka dhjetë deputetë së bashku me Grupin 6+ dhe AKR-në dhe që sipas saj në këtë parti pas çdo largimi vijnë dhjetë gjëra të mira.

“Shkon një e keqe, vijnë dhjetë të mira. Po dua të theksoj një cilësi të Nismës prej fillimit të partisë. Na kanë quajtur si një parti që nuk do të mbijetojë. Forca politike e Nismës është dëshmuar. Fillimisht jemi futur si parti me 6 deputetë. Pastaj me rrëzimin e qeverisë pas nisjes së mocionit, konsistenca e zoti Fatmir Limaj si një person unifikues, besoj që e kanë sjellë grupin 6 plus te ne”, tha Bajrami në T7./Gazeta Sinjali/