image Zyrtarja e komunës së Vushtrrisë kapet në keqpërdorim

Kosovë

Ekskluzive/ Zyrtarja e komunës së Vushtrrisë kapet në keqpërdorim

news image

Gazeta Sinjali ka marr vesh nga burimet se një zyrtare e gjendjes civile në komunën e Vushtrrisë është zënë duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

Ajo dyshohet se është kapur në flagrancë për veprat “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “legalizim i përmbjatjes së rreme”, ka konfirmuar lajmin Gazeta Sinjali edhe nga burime të sigurta në prokurorinë kompetente.

Sipas këtyre burimeve, e punësuara me inicialet H. U, (emër i njohur për redaksinë) zyrtare e gjendjes civile pranë Kuvendit Komunal në Vushtrri dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, në nëntor të vitit të kaluar dhe gjatë muajve mars, prill dhe shtator të këtij viti, kishte rishkruar në librin qendror elektronik personat: K. K, R.D, D.D dhe A.B në mënyrë të kundërligjshme, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas këtyre burimeve,  zyrtarja në fjalë e kishte bërë këtë veprim të kundërligjshëm pa dokumentet që e vërtetojnë identitetin e të dyshuarve në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ të Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Hetimet lidhur me këtë rast janë kryer nga Njësia e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në pjesën jugore të Mitrovicës pas shkresave të pranuara nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

E dyshuara në fjalë H. U pasi është intervistuar, me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë te rregullt. /Sinjali/