image Zyrtarja e BE-së uron Albin Kurtin, ka një porosi për të

Zyrtarja e BE-së uron Albin Kurtin, ka një porosi për të

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka komentuar procesin e djeshëm zgjedhor.

Në një postim në Facebook, Fajon ka uruar Kurtin, ndërsa ka thënë se është koha që fjalët të shndërrohen në vepra.

“Përgëzoj Kosovën për zgjedhjet e drejta dhe demokratike. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe tani është koha që fjalët të shndërrohen në vepra. Uroj Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren dhe të nominuarin për kryeministër, Albin Kurtin”, ka shkruar Fajon në Facebook.

/Gazeta Sinjali/