image Zyrtarisht miliardere, Rihanna këngëtarja më e pasur në botë

Bota e Yjeve

Zyrtarisht miliardere, Rihanna këngëtarja më e pasur në botë

news image

Rihanna është konsideruar si këngëtarja më e pasur e femrave nga ‘Forbes’.

Ajo e ka bërë pasurinë falë industrisë së muzikës, por edhe për shkak të markës së saj të bukurisë Fenty Beauty dhe shtëpia luksoze e modës Fenty.

Pasuria e saj ka arrritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë edhe këngëtarja femër më e pasur në botë.

Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah Winfrey.

Sipas “Forbes” Rihanna ka arritur një sukes të jashtëzakonshëm me “Fenty Beauty” jo vetëm për shkak të famës së saj, por edhe produkteve të shumëllojshme.

Vetëm një fondatinë vjen në 50 lloje të ndryshme ngjyrash për të gjitha gratë. Një sipërmarrje e përbashkët 50-50 me konglomeratin luksoz francez LVMH, i cili gjithashtu zotëron markat e grimit si Sephora, Fenty Beauty, thuhet se ka fituar 550 milionë dollarë gjatë vitit të parë kalendarik në 2018, duke mposhtur linjat e tjera të famshme si Kylie Cenmetics të Kylie Jenner dhe KKW të Kim Kardashian West. /GazetaSinjali/