image VV kërkon seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Zgjedhje, pastaj ajo për zgjedhjen e presidentit

Politikë

VV kërkon seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Zgjedhje, pastaj ajo për zgjedhjen e presidentit

news image

U.d e kryesuesit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media tha se çfarë vendimi ka marrë sot kjo parti, shkruan Gazeta Sinjali.

“Konferencën e ftuam për t’ju njoftuar për dy procese. GP ka propozuar amendamentin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ky ligj do të rregullonte çështjen e votimit të diasporës nëpër ambasadat që Kosova ka në botë. Sot ne deputetët, kemi paraqitur kërkesën edhe për dy kandidatura për presdient. Vjosa Osmani, ka nënshkrimet e nevojshme dhe Nasuf Bejta. Të dyja kërkesat janë protokolluar”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila gjithashtu theksoi se kanë bërë kërkesë që seancën e parë të jashtëzakonshme ta mbajnë sot me të vetëm pikë të rendit të ditës që është amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje, që kërkojmë të shkoj me procedurë të shpejtuar në dy lexime që do të ndodhin brenda ditës së sotme.

/GazetaSinjali/