image Zyrtari korrektues tentoi të fuste drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, merren masa ndaj tij

Siguri

Zyrtari korrektues tentoi të fuste drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, merren masa ndaj tij

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot rreth orës 11:40 në bazë të informacioneve paraprake ka arritur të parandaloi futjen e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, ky dyshohet se këtë vepër e kreu një zyrtar korrektues, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e Policisë për intervistim.

“Me të pranuar informatat se një zyrtar korrektues dyshohet për shpërndarje të lendeve të dyshuara narkotike brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e Policisë për intervistim. Po ashtu, policia ka konfiskuar substancën e dyshuar narkotike për ekzaminim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe menjëherë është iniciuar procedurë e brendshme disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla.

/Gazeta Sinjali/