image Zyrtari i VV-së: Thaçi nuk mundet dhe nuk do të lejohet të suspendojë Kushtetutën

Kosovë

Reagim/ Zyrtari i VV-së: Thaçi nuk mundet dhe nuk do të lejohet të suspendojë Kushtetutën

news image

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi me letrat dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, po lë të nënkuptojë se në Kosovë nuk vlen Kushtetuta dhe se nuk ka rëndësi cili është vullneti i qytetarëve.

Rrustemi ka thënë se Thaçi nuk do të lejohet të suspendojë Kushtetutën e Kosovës, si dhe zhvleftësoj vullnetin e votuesve, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Hashim Thaçi po do të thotë se në Kosovë nuk vlen Kushtetuta, nuk vlejnë zgjedhjet dhe s’ka rëndësi cili është vullneti i qytetarëve. E ka gabim, shumë gabim. Kosova ka Kushtetutë dhe ka qytetarë si asnjëherë më parë të vetëdijshëm që po ju shkelet vullneti. Ai nuk mundet dhe nuk do të lejohet të suspendojë Kushtetutën dhe zhvleftësoj vullnetin e votuesve të materializuar tek fituesi”, ka shkruar Rrustemi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë ka paralajmëruar se do ta dërgojë presidentin në Gjykatën Kushtetuese, nëse do t’i jap mandat dikujt tjetër për ta formuar qeverinë./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/adnan.rrustemi.92/posts/10156995699390095