image Zyrtari i VV-së sulmon Avdullah Hotin: Pse na duhet ndihma e Grenellit, që Kosova të rikthehet brenda Serbisë?

Kosovë

Reagim/ Zyrtari i VV-së sulmon Avdullah Hotin: Pse na duhet ndihma e Grenellit, që Kosova të rikthehet brenda Serbisë?

news image

Zyrtari i Vetëvendosjes në Shqipëri, Hysamedin Feraj, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë se Avdullah Hoti duhet të shpjegojë se pse Kosovës i nevojitet ndihma e Grenellit.

“Avdullah Hoti duhet të na shpjegoj pse na duhet ndihma e Grenellit që Kosova të rikthehet brenda Serbisë? Sepse Hoti po krijon konfuzion logjik.Siç po flet Hoti, situata duket kështu”, ka shkruar Feraj.

Sipas Ferajt, Hoti po thotë që Kosova ka aleat këdo që na ndihmon të rikthehemi nën Serbinë.

“Deri tani mendonim se ndihma e aleateve na duhet për me kriju shtetin tonë të pavarur nga Serbia, dhe për me ndërtu me të marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, mbi parimet e barazisë e të respektit reciprok, etj. Deri te Avdullah Hoti, me këtë kriter, popujt e shtetet i klasifikonim ne aleat dhe kundërshtar.Tani Hoti po na thot se aleat kemi këdo që na ndihmon të rikthemi nën Serbinë”, thotë ai.

Feraj ka theksuar gjithashtu qe Hoti është kundër traditës rugoviane, sepse Rugova përkundër kërkesës amerikane nuk dha dorëheqje nga organizimi i rezisctencës popullore./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/HFERAJ/posts/1056603774715390