image Video/ Eskalon Fero, sulmon me grushte e shqelma një qytetar në veturë

Siguri

Video/ Eskalon Fero, sulmon me grushte e shqelma një qytetar në veturë

news image

Fero është i njohur për shumë vepra të cilat bien ndesh me ligjin, teksa nuk kanë munguar ndër vite përleshjet me njerëz të tjerë – e krejt kjo për motive të ulëta.

Madje, një video teksa shihej duke u përleshur me disa persona në një lokal në Prishtinë, ishte bërë virale.

Një përleshje reperi e pati edhe sot në Gjilan. Ai është parë duke ushtruar dhunë ndaj një personi tjetër i cili ishte në makinë, e të cilin Fero e godiste me grushte e shqelma.

Në video, Fero shihet teksa godet dikë brenda në veturë, e cila tenton të largohet nga vendi.

Nuk dihen ende arsyet se pse ka ndodhur ky shpërthim i dhunës nga Fero.

Kujtojmë që Fero ishte dënuar për armëmbajtje pa leje.

Reperët kosovarë janë treguar shumë problematik viteve të fundit.

/GazetaSinjali/