image Gruaja në Pejë sulmon të dyshuarit që ia rrahën burrin

Siguri

Gruaja në Pejë sulmon të dyshuarit që ia rrahën burrin

news image

Dy persona dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht mëngjesin e djeshëm një burrë në Pejë, për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishin mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ai ka kërkuar tretman mjekësor.

Për t’i dalë në mbrojtje bashkëshortit të saj, gruaja e tij ka vendosur që të “hakmerret”.

Ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy të dyshuarit, që ia rrahën burrin.

Çka bëri që ajo dhe dy të dyshuarit e tjerë të përfundojnë në stacion policor, si të dyshuar.

Mirëpo, me vendim të prokurorit, ajo është liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq, dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/