image Zyrtari i Vetëvendosjes: Ibrahim Rugova ka qenë kundër qëndrimit amerikan

Kosovë

Reagim/ Zyrtari i Vetëvendosjes: Ibrahim Rugova ka qenë kundër qëndrimit amerikan

news image

Zyrtari i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka theksuar se pjesa më e madhe e jetës politike të Ibrahim Rugovës ka qenë kundër qëndrimit zyrtar të SHBA-ve.

Ai ka theksuar se deri sa ka vendosur SHBA ta mbështesë Kosovën, Rugova nuk ka qenë me amerikanët, ka qenë kundër tyre.

“Gjithsesi le të kujtojnë në cilin vit SHBA e kanë mbështetë për herë të parë zyrtarisht kërkesën e Rugovës për Republikë, pavarësi ose bashkim me Shqipërinë. Deri atë ditë Rugova ka qenë kundër qëndrimit amerikan, dhe amerika kundër qëndrimeve të Rugovës”, ka shkruar Feraj./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/HFERAJ/posts/1061573684218399