image Zyrtari i SHKK-së ia kris armës zyrtare në një aheng në Kamenicë, Policia gjen tetë gëzhoja në vendngjarje

Siguri

Zyrtari i SHKK-së ia kris armës zyrtare në një aheng në Kamenicë, Policia gjen tetë gëzhoja në vendngjarje

news image

Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person sot në fshatin Maqare të Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi janë njoftuar se atje ka pasur të shtëna me armë, ku kanë takuar të dyshuarin, për të cilin Sinjali mëson se është pjesëtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Burimet e Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari e ka pranuar se ka shtënë në ajër me armën e tij zyrtare, teksa Policia ka gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja bashkë me armën zyrtare me karikator dhe fishekë.

56-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

/GazetaSinjali/