Anëtari i PSD-së, Dren Kukaj, ka njoftuar se aktualisht gjendet në stacionin policor ku po mbahet Dardan Molliqaj, pasi u arrestua para studiove të një televizioni. Sipas Kukajt kryetari i PSD-së është arrestuar pa urdhërarrest.
Kukaj tha se urdhërarrestin po mundohen sipas tij ta shkruajnë në këto momente, pas arrestimit.
“Aktualisht gjendem në stacionin policor ku po mbahet Dardan Molliqaj. Nga ajo që kuptova është se i gjithë ai operacion policor është kryer pa urdhërarrest. Urdhërarrestin po mundohen ta shkruajnë tash”, shkruan Kukaj.
“Nuk ka asgjë profesionale këtu. Gjithçka është e motivuar politikisht”, përfundoi ai.