image Zyrtari i OBSH-së tregon se në cilin muaj mund të vijnë në Kosovë vaksinat kundër COVID-19

Shëndetësi

Zyrtari i OBSH-së tregon se në cilin muaj mund të vijnë në Kosovë vaksinat kundër COVID-19

news image

Zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Sergy Koryak ka thënë se nëse zbulohet kura e shumëpritur kundër koronavirusit, atëherë vaksinat e para në Kosovë mund të vijnë në qershorin e vitit 2021.

“Nëse zbulohet vaksina atëherë në rastin më të mirë vaksinat e para në Kosovë do të arrijnë në qershor të vitit të ardhshëm”, ka thënë Koryak.

Sipas tij, situata në Kosovë është e vështirë, teksa ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet për mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienës.

“Mjetet e vetme për t’u mbrojtur nga COVID-i janë vendosja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës. Prandaj duhet të veprojmë së bashku në mënyrë që të fitojmë këtë betejë. Kjo situatë nuk është e përkohshme – fatkeqësisht – dhe do të zgjasë gjatë. Fatkeqësisht, prognoza më e mirë për vaksinimin është se në Kosovë vaksinat e para do të arrijnë në qershor 2021”, ka deklaruar Koryak.

Këto deklarata, zyrtari i OBSH-së në Prishtinë i ka dhënë gjatë ceremonisë së dorëzimit të 238 oksigjeno koncentratorëve për spitalet e Kosovës. /Gazeta Sinjali