image Koronavirusi në Shqipëri, dy viktima në 24 orët e fundit

Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri, dy viktima në 24 orët e fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi se 2 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 2730 testime, 1158 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 1195 të shëruar.

Në të gjithë vendin janë 9690 qytetarë aktivë me COVID-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

/GazetaSinjali/