image Rama zbulon se cili shtet e furnizoi fshehurazi me vaksina kundër COVID-19

Shqipëri

Rama zbulon se cili shtet e furnizoi fshehurazi me vaksina kundër COVID-19

news image

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Bergamos, ka zbuluar për herë të parë se nga erdhën vaksinat e para që mbërritën në Shqipëri në kulmin e pandemisë, për të cilat ai shpesh thoshte “se vijnë nga një shtet mik“.

Rama tha se Italia ishte i vetmi shtet që ndihmoi fillimisht Shqipërinë me vaksinat Pfizer të cilat u përdorën për të vaksinuar stafin mjekësor.

Por kjo sipas tij fillimisht u bë kontrabandë mes dy qeverive, pasi kompania ua kishte ndaluar në kontratë shteteve që furnizonte me vaksina Pfizer që ta shpërndanin në shtetet e tjera.

Ai theksoi se i kishte kërkuar ndihmë Luigi Di Maio, në atë kohë Ministër i Jashtëm, që Italia të ndihmonte me vaksina Shqipërinë të paktën për të vaksinuar mjekët dhe infermierët.

/GazetaSinjali/