image Zyrtari i NATO-s: Urgjentisht të ndërmerren hapa konkretë për shtensionim të situatës

Politikë

Zyrtari i NATO-s: Urgjentisht të ndërmerren hapa konkretë për shtensionim të situatës

news image

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, në një deklarim për gazetarë, pas takimeve që ka pasur me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti ka thënë se askush nuk duhet të tentojë një konflikt të ri në Evropë.

Goffus u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e zbatimit të saj të arritur në Ohër.

“Kam ardhur këtu për të konfirmuar qëllimin e NATO-s për paqe e stabilitet. Nuk kemi parë progres nga Prishtina e Beogradi për deeskalim dhe kjo ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Kemi pasur numrin me të madh të ushtarëve të lënduar të KFOR-it që nga viti 1999. Kjo është e papranueshme! Është urgjente për Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin hapa konkretë për shtensionim, të dialogojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet”, tha ai.

/GazetaSinjali/