image Konjufca për veriun: Pas çlirimit më 1999, kjo është beteja më e rëndësishme për Republikën e bashkuar

Politikë

Konjufca për veriun: Pas çlirimit më 1999, kjo është beteja më e rëndësishme për Republikën e bashkuar

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku theks kanë veriu i Kosovë dhe marrëdhëniet e trazuara me aleatët e saj.

Ai potencoi se puna për shtensionimin e situatës nuk kryhet duke e fajësuar vetëm Kosovën, duke shtuar se Kosova duhet ta bindë bashkësinë ndërkombëtare dhe ta fitojë betejën aktuale, e cila sipas tij është më e madhja pas vitit 1999.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare mendon që vetëm Kosova i ka fajet dhe përgjegjësinë për këtë situatë, kjo s’kryhet kurrë. Kjo ka me mbetur kështu përgjithmonë. Por, unë mendoj që duhet ta bindim bashkësinë ndërkombëtare dhe do ta fitojmë këtë betejë patjetër. I kemi fituar edhe shumë tjera të rëndësishme në të kaluarën. Por, unë mendoj që pas çlirimit të Kosovës më 1999, kjo është beteja më e rëndësishme për karakterin e shtetit tonë sepse shteti i Kosovës duhet të jetë shtet unitar. Republikë e bashkuar. Kjo betejë është për Republikën e bashkuar. Ose këtë tjetrin opsion s’mund ta imagjinojë sepse është shumë i keq. Është shtet i ndarë. Për shumë kohë ka qenë i ndarë“, tha Konjufca në T7.

I njëjti komentoi edhe veprimet e Listës Serbe, duke thënë se në momentin kur Kosova zbaton ligjin dhe kushtetutshmërinë e saj, atëherë vërehet “fytyra e vërtetë” e Listës Serbe.

Kosova prej 99-ës kështu dyqysh ka funksionuar. Edhe ajo ka qenë iluzore në vitin 2008 dhe 2011, sepse u pa që këta kur do ta zbatosh ligjin dhe kushtetutshmërinë atëherë e sheh fytyrën e vërtetë të Listës Serbe. Ata i kanë pasë kryetarët e komunave atje, por kjo s’do të thotë që kanë punuar për shtetin e Kosovës. Në momentin kur u qartësua situata e treguan fytyrën e vërtetë. Shkuan te Vuçiqi atje gatitu dhe i përgatitën grupet e tyre për të gjuajtur shok-bomba. D.m.th, në fund të fundit, ata i përgjigjen Beogradit. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, deklaroi ndër tjera, Konjufca.

/GazetaSinjali/