image Luana Vjollca: Ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës

Bota e Yjeve

Luana Vjollca: Ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës

news image

Prezantuesja Luana Vjollca, po vazhdon të jetë shumë aktive në televizion, teksa është e angazhuar aktualisht në prezantimin e spektaklin “Love Island Albania” – format ky të cilin e solli për herë të parë në Shqipëri.

E teksa e diela ishte një ditë mjaft e vështirë për Kosovën, Luana gjeti rastin që në mbyllje të emisionit të së dielës, të bënte një nderim për policin e ndjerë që ra në krye të detyrës të dielën në Zveçan.

“Faleminderit publikut më të mirë të zemrës sime, por ju lutem do të doja për shkak të një lajmi që gjatë publicitetit e lexova, do të doja t’i thoja ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës. Natën”, tha Luana në mbyllje të “Love Island Albania”.

Ajo e publikoi më pas këtë video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mesazhet e shumta nga ndjekësit nuk munguan, duke komplimentuar bukuroshen për nderimet e bëra dhe respektin e treguar.

/GazetaSinjali/