image Zyrtari i LVV-së tregon se si do ta sulmojnë Gjykatën Kushtetuese nëse nuk e rrëzon dekretin e Thaçit

Kosovë

Politikë/ Zyrtari i LVV-së tregon se si do ta sulmojnë Gjykatën Kushtetuese nëse nuk e rrëzon dekretin e Thaçit

news image

Zyrtari kontrovers i Lëvizjes Vetëvendosje dhe themeluesi i degës së kësaj partie në Shqipëri, Hysamedin Feraj, ka folur për vendimin e munshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Feraj ka përgatitur akuzat dhe sulmin me të cilin do të vërsukeshin ndaj kësaj gjykate, nëse ajo vendos se vendimi i presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit nuk bie ndesh me kushtetutën, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjykata kushtetuese, Me vendimin politik në favor të Thaçit, faktikisht miraton coptimin territorial të shtetit të Kosovës nga Thaçi dhe fundin e demokracisë si sistem. Me vendimin juridik në favor të së drejtës dhe zgjedhjes së forcës qeverisëse nga populli mbron integritetin territorial të shtetit dhe demokracinë si vlerë”, ka shkruar Feraj në Facebook.

Zyrtarë të LVV-së vazhdimisht kanë refuzuar të pohojnë se do ta respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses nëse ai nuk është në favor të tyre. Madje, zyrtarë të lartë të këtij subjekti politik si Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla, publikisht e kanë lënë të hapur mundësinë rezistencës fizike për të dalë nga zyret e qeverisë. /Gazeta Sinjali/