image Kjo është shuma e parave që dyshohet se mori si ryshfet zyrtari i AQP-së për dhënie të tenderit

Siguri

Kjo është shuma e parave që dyshohet se mori si ryshfet zyrtari i AQP-së për dhënie të tenderit

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë që një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP) është arrestuar për korrupsion.  

Policia, në raportin 24 orësh ka njoftuar se bëhet fjalë për një tender, Gazeta Sinjali.

Zyrtari i ka kërkuar para një kompanie që t’ia japë tenderin. Shuma që zyrtari ka kërkuar ka qenë 8 mijë euro. Por Policia e ka kapur në flagrancë të dyshuarin.

Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar, ku me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje e tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë (NN) 10.09.2021 – 16:30. Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin. Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.”

/GazetaSinjali/