image Zyrtari amerikan: Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë dy persona

Botë

Zyrtari amerikan: Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë dy persona

news image

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha se raketat ruse kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, raporton AP.

Polonia është shtet anëtar i NATO-s.

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën.

Pentagoni tha se nuk mund t’i konfirmojë këto raportime, raporton REL.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet e mediave, të cilat pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë, afër kufirit me Ukrainën. Mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar këto raportime dhe jemi shikuar këtë çështje edhe më tej”, tha ka thënë koloneli Patrick Ryder, një zëdhënës i ushtrisë amerikane.

Ministria ruse e mbrojtjes i ka quajtur raportimet “provokim të qëllimshëm”.

/GazetaSinjali/