Sulmet e Rusisë mbi Ukrainën janë duke vazhduar tashmë për disa ditë, e ku Rusia ka hyrë edhe me forca tokësore.
Mirëpo, numri i ushtarëve rusë që janë në Ukrainë raportohet se është mjaft i madh.
CNN ka raportuar se një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes ka treguar se rreth 50 për qind e ushtrisë ruse është në Ukrainë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ai ka më shumë se 50% të fuqisë së tij totale të grumbulluar tani të angazhuar brenda Ukrainës”, ka deklaruar zyrtari amerikan.
Tashmë, raportohet se është duke vazhduar beteja për kontrollin e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Luftimet thuhet se janë përhapur në rrugë dhe shpërthime e të shtëna armësh janë dëgjuar gjatë natës ndërsa trupat ruse përparonin në qytet.