image Zyrtari amerikan: Disa trupa ruse po largohen nga Kievi

Botë

Zyrtari amerikan: Disa trupa ruse po largohen nga Kievi

news image

Rusia ka thënë se do të “zvogëlojë në mënyrë drastike” sulmet rreth Kievit dhe qytetit verior, Çernihiv.

Një zyrtar amerikan ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se disa forca ruse janë duke u larguar nga zona e kryeqytetit ukrainas.

“Po, kemi pas disa tërheqje të rusëve nga Kievi”, ka thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti.

“Mirëpo ne kemi pak besim se në këtë fazë kjo do të rezultojë me diçka të madhe. Rusët janë ende duke sulmuar Kievin përmes ajrit. Koha do të tregojë”.

/GazetaSinjali/