Forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët lokalë.
Udhëheqësi i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka thënë se pajisjet ushtarak “kanë hyrë në qytet”.
Para deklaratave të tij, pamjet kanë shfaqur disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta.
Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet, raporton REL.
“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.