image Zyrtarët policorë shihen afër Kishës në oborrin e UP-së ku u mbajt liturgjia

Siguri

Zyrtarët policorë shihen afër Kishës në oborrin e UP-së ku u mbajt liturgjia

news image

Policia e Kosovës ka dalë në Kishën e braktisur që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ku sot është bërë e ditur se peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji.

Në vendin e ngjarjes sipas disa pamjeve të publikuara po shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Foto: T7

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998.

Për festën që mbahet në ditën e 40 pas krishtlindjeve ortodokse që njihet si “Dita e Ngritjes së Krishtit”, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji së bashku me besimtarë dhe peshkopë të tjerë, shkruan KosovoOnline.

“Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është mbajtur në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës. Liturgjia e shenjtë është shërbyer nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e pambaruar, për nder të ditës së ngritjes”, thuhet në deklaratën e Dioçezës.

/GazetaSinjali/